Jozi përjashtohet nga ‘Big Brother VIP Albania’ pas ofendimeve të rënda ndaj Gjestit

Jozefin Marku apo siç njihet nga publiku Jozi mbrëmjen e djeshme pas spektaklit e ka ofenduar rëndë Gjestin.

 


Ai e ka quajtur ‘kopil shkine’, një deklaratë kjo tejet e rëndë që ka prekur shumë këngëtarin nga Peja.

 

Lidhur me këtë, ai u përjashtua ditën e sotme (e mërkurë) nga Big Brother VIP Albania.

 

Vendimi erdhi nga ‘Vëllai i Madh’ me zarf, të cilin po e lexonte konkurrenti Laert Vasili.

 

 

“Banorë shtëpia e Vëllait të Madh është një hapësirë respekti dhe bashkëjetese mes të gjithëve. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë tolerancë për diskriminimin, fyerjet apo sjelljet që cënojnë vlerat dhe unitetin tonë si popull. Debatet e ndodhura mbrëmë mes Jozit dhe Gjestit Vëllai i Madh ka marrë një vendim të rëndësishëm”, thuhej në njoftim.

“Për shkak të komenteve fyese, diskriminuese dhe totalisht të pandjeshme ndaj bashkëkombasve tanë, Jozefin Marku përjashtohet në këtë moment nga gara. Ky vendim duhet të zbatohet menjëherë, Jozi duhet të lë shtëpinë menjëherë”.

 

“Vëllai i Madh thekson qartë, urrejtja dhe çdo formë sjellje që cënojnë vlerat tona të përbashkëta do të ndëshkohet pas asnjë mëdyshje. Shqipëria dhe Kosova janë një, në këtë shtëpi çdo njeri duhet të ndjehet i sigurt dhe i barabartë”, thuhet mes tjerash në Zarfin e Zi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top