Jozefin Marku do procedohet në gjendje të lirë

Jozefin Marku është proceduar në gjendje të lirë pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me pëllëmbë Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti, gjatë transmetimit “live” të Big Brother Vip Albania.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K”, thuhet në njoftimin e policisë.

Situata skandaloze ka ndodhur në episodin e djeshëm të “reality show-t”, Big Brother Albania Vip. Pasi u eleminua nga loja në gjysëm finale konkurrenti Jozefin Marku nuk ka mbajtur dot nervat. Teksa po përshëndeste banorët, Marku ka goditur me shpullë konkurentin tjetër Besart Kelmendi (Gjesti), i cili u shtri në tokë.

Pas këtij momenti, në ambientet e televizionit Top Channel, shkuan shërbimet e Policisë së Tiranës, të cilët vunë në pranga 29-vjeçarin dhe e shoqëruan në komisariat.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top