Jorida Tabaku: Korrupsioni po vret ekonominë dhe besimin e shqiptarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas publikimit të raportit të fundit nga SPAK mbi korrupsionin në Shqipëri, duke theksuar se fenomeni ka kapur ekonominë, administratën publike dhe tregjet kryesore të vendit, duke minuar besimin e qytetarëve dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Tabaku u shpreh në rrjetet sociale, se korrupsioni nuk është vetëm një problem moral apo institucional, por një plagë që po godet drejtpërdrejt ekonominë shqiptare dhe të ardhmen e qytetarëve.

Sipas saj, korrupsioni është ndër arsyet kryesore pse shqiptarët po largohen nga vendi dhe njëkohësisht një nga pengesat më të mëdha në rrugën e integrimit evropian.

“Korrupsioni po vret ekonominë shqiptare, po vret besimin e qytetarëve në institucione dhe po vret të ardhmen e tyre. Është arsyeja kryesore pse shqiptarët largohen dhe pse Shqipëria pengohet në procesin e integrimit europian”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate theksoi se sistemi aktual ekonomik dhe institucional është ndërtuar në një mënyrë që, sipas saj, ushqen korrupsionin dhe deformon konkurrencën në treg.
Ajo ngriti shqetësimin se prokurimet publike janë kthyer në mekanizma të paracaktuar, ku tenderat jepen pa garë dhe me kosto të shumëfishuara, duke krijuar një ekonomi që funksionon kryesisht rreth kontratave publike dhe jo konkurrencës së lirë.

“Prokurimet publike janë të gjitha të paracaktuara. Është një sistem që jo vetëm shërben për pastrim parash, por jep tendera pa garë, me vlera të shumëfishuara dhe në mënyrë të paracaktuar”, theksoi ajo.

Tabaku shtoi se kjo situatë ka deformuar ekonominë e tregut, duke vrarë konkurrencën dhe duke dëmtuar bizneset e ndershme që nuk janë pjesë e skemave të tenderave publikë.

“Sot ekonomia shqiptare ka vetëm biznese që jetojnë për të marrë tendera. Po ku është ekonomia e tregut? Ku është konkurrenca? Ku është gara?”, u shpreh ajo.

Në përfundim, deputetja e PD theksoi se korrupsioni ka kapur prej fyti ekonominë dhe të ardhmen e vendit, duke theksuar nevojën për një ndryshim të thellë të sistemit aktual.

“Duhet të ndryshojmë këtë sistem korruptiv që ka kapur ekonominë, të ardhmen e vendit dhe shqiptarët”, përfundoi Tabaku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top