Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja

E konsideruar si pjesë e grupit Ailibeaj, në mbjedhjen e të cilit ka qenë pjesmarrëse, deputetja Jorida Tabaku ka folur sot edhe për Lulzim Bashën. Në mes të debatit të regjistrimit pranë KQZ, ku Alibeaj përdori autorizimin e Bashës për të mrrë pjesë në zgjedhjet lokale deputetja u pyet ng gazetari i Syri TV nëse e njeh Lulzim Bashën si kreun e PD-së pasi sot është përdorur firma e tij.

 

Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës
Përgjigjja e Tabakut, një njeri i afërt i Bashës kur ky drejtonte partinë, ka qenë befasuese: “Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha është e shkuara e PD-së, të shohim nga e ardhmja!’- tha Tabaku e cila foli pë bashkim: “S’ka asnjë alternativë tjetër, përveçëse të bashkuar. Kundërshtari politik është përballë nesh jo në anën tonë. I bëj thirrje kolegëve të PD-së që së bashku të ofrojmë një ofertë seriozë për shqiptarët. Është e padrejtë që në këtë moment të shohim pjesën tonë personale”.

Disa ditë pasi Gjykata e Apelit i ktheu vulën, Enkelejd Alibeaj mblodhi këtë të henë mbështetësit e tij brenda Partisë Demokratike, në një nga hotelet e Tiranës për të vendosur strategjinë që do të ndjekin. Gjatë kesaj mbledhjeje, Alibeaj ofroi “dorën” për bashkëpunim me atë që e cilësoi si Komitetin e Rithemelimit, duke ofruar që kandidatët për Bashkitë, të dalë nga Primaret të garojnë nën siglën e Partisë Demokratike.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top