Jorgo Goro shfaq probleme shëndetësore, shtrohet në spitalin e burgut

Pas arrestimit dhe dhënies së dorëheqjes, ish-kreybashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është shtruar në spitalin e burgut. Ai u arrestua disa ditë më parë për shpërdorim detyre dhe tjetërsim pronash në Himarë. Denoncimin në SPAK e bëri fillimisht kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe më pas me urdhër të Prokurorisë së Posaçme u vu në pranga.

Në njoftimin e tij të dorëheqjes, Goro shkruan se po largohet me kokën lart dhe se nuk mund ta linte detyrën më herët pasi s’kishte kush ta merrte. Sipas tij largimi nga detyra vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve.

Pas dorëheqjes së Goros, më datë 29 mars pritet që të mblidhet këshilli bashkiak dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Goro u arrestua me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi, kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit. Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Nën “arrest shtëpie” janë lënë ish-drejtori i ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj dhe ish-juristi në këtë institucion, Vezir Gjikoka. Masat e sigurisë, u ekzekutuan këtë të shtunë për dy të fundit dhe Jorgo Goron, teksa ish-zyrtari i Bashkisë, Jerasimo Bashi dhe shtetasi Stavri Mëhilli u shpallën në kërkim.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top