Jorge Messi fotografohet në Arabinë Saudite: Al-Hilal ofron 600 milionë për dy sezone për Pleshtin

Rivaliteti më i fortë i dekadave të fundit mund të rinovohet përsërëi. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të luajnë sërish në të njëjtën kampionat. Pas sezoneve spektakolare në La Liga me Barcelonën dhe Real Madrid, sfida mund të ripropozohet në Arabinë Saudite. Një skenar që duket se do të marrë formë në të ardhmen e afërt. Rinovimi i argjentinasit me PSG nuk dihet ende. E ndoshta eliminimet e njëpasnjëshme të parisienëve në Champions League mund ta bindin Pleshtin të ndryshojë kontinent.

Supozimet, janë të qarta, duke qenë se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të tërheqin Messin. Kampionatet e pasura shpresojnë se ai mund të mbyllë karrierën e tij triumfuese në botën e futbollit aty. Por ka një lajm që ka zgjuar imagjinatën e tifozëve. Jorge Messi, babai i futbollistit argjentinas, është fotografuar në Arabinë Saudite. Menaxheri është parë në shoqërinë e kreut të Akademisë Sportive dhe me princin Al-Faisal që është njëkohësisht ministër i sportit në Arabinë Saudite. Gazeta spanjolle Marca nënvizon se skuadra e Al Hilal ka bërë një ofertë prej 600 milionë eurosh, për dy sezone për Pleshtin.

Cristiano Ronaldo u transferua në janar te Al Nassr, me portugezin që përfitoi 500 milionë euro për dy sezone e gjysmë. Megjithatë nëse Messi pranon ofertën e Al Hilal, atëherë fiton një tjetër sfidë me Ronaldon. Atë të pagës më të lartë në historinë e futbollit.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top