Johnny Depp rikthehet në Hollywood

Johnny Depp do të përballet me “fantazmat” e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes në filmin e tij më të ri. “Ebenezer: A Christmas Carol” është projekti më i ri i Paramount Pictures, ku aktori 62-vjeçar do të interpretojë rolin kryesor. Filmi pritet të dalë në kinema më 13 nëntor 2026.

Sipas Deadline, kjo do të jetë një version i ri dhe më i errët i tregimit të famshëm të Charles Dickens. “Një histori tronditëse me fantazma, e vendosur në Londrën e Dickens-it, që ndjek udhëtimin shpirtëror të një njeriu që përballet me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen për të fituar një shans të dytë në jetë,” shkruan media amerikane.

Ky film shënon rikthimin e Depp në një prodhim të madh hollywoodian pas disa vitesh mungesë. Aktori nuk ka qenë pjesë e një filmi të madh studio që nga Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald (2018) dhe Waiting for the Barbarians (2019). Kohët e fundit ai ka luajtur në biografinë franceze Jeanne du Barry dhe ka regjizuar dramën historike Modi: Three Days on the Wing of Madness, që do të shfaqet në kinematë amerikane më 7 nëntor.

Depp u tërhoq përkohësisht nga Hollywood pas gjyqit publik me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Amber Heard, i cili përfundoi në vitin 2022. Pas vendimit të gjykatës, Heard ra dakord t’i paguante Depp 1 milion dollarë, të cilat ai i dhuroi për bamirësi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top