Johnny Depp, aktori i njohur nga filmi “Pirates of the Caribbean”, ka reflektuar mbi jetën e tij si baba dhe marrëdhënien me ish-partneren Vanessa Paradis, në një intervistë të fundit për The Sunday Times.
Aktori 62-vjeçar ka treguar për jetën që ka ndarë me dy fëmijët e tij, Lily-Rose Depp (26 vjeç) dhe Jack Depp (22 vjeç), të cilët i ka me këngëtaren franceze Vanessa Paradis. Ai zbuloi se një portret i pambaruar i vajzës së tij ndodhet në murin pas tij:
“Ky është një portret i Lily-Rose. E fillova kur ishte 10 vjeç. Tani është 25. Nuk e përfundova kurrë. Vitet na ikin pa e kuptuar.“
Depp tha se ndien një lloj boshllëku që fëmijët e tij janë rritur:
“Jam në sindromën e folezës bosh. Kur ishin të vegjël, më thërrisnin ‘Papa’. E doja shumë këtë rol. Më pas u bëra ‘Dad’. Por tani jam mjaft i vjetër që ndoshta ‘Papa’ të rikthehet.”
Aktori gjithashtu foli me nostalgji për kohën kur jetonin në jug të Francës:
“Ishte hera e parë që ndjeva se kisha një shtëpi të vërtetë, me Vanessën dhe fëmijët. Është vendi i vetëm që e kam ndjerë si shtëpi.”
Lily-Rose ka ndjekur hapat e prindërve në botën e artit, me role në projekte si “The Idol” dhe “Nosferatu”. Ndërsa Jack, jeton në Paris dhe punon si kamarier.