Jo vetëm Putin, PE kërkon arrestimin edhe të Lukashenkos

Komiteti për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian miratoi një raport mbi situatën në Bjellorusi, duke u bërë thirrje vendeve dhe institucioneve të BE-së që të kërkojnë një urdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për presidentin bjellorus Alexander Lukashenko për përfshirjen e tij në rrëmbimin e fëmijëve nga zona luftarake në Ukrainë.

Komiteti i referohet akuzave të bëra më herët edhe ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe komisioneres ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova.

“Bjellorusia është përgjegjëse për dëmet e shkaktuara dhe krimet e kryera në Ukrainë, theksuan eurodeputetët, duke përfshirë rolin e regjimit në transferimin e paligjshëm të fëmijëve nga zona e luftimit.

Raporti u bën thirrje institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare që të të marrë të gjitha hapat e nevojshëm në nivel ndërkombëtar për të mundësuar ndjekjen penale të atyre liderëve politikë dhe ushtarakë përgjegjës për krimet kundër njerëzimit.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top