JLo reason ashpër ndaj fansave pas pyetjes për Diddy

Jennifer Lopez u përball edhe një herë me kujtimet e romancës së saj të kaluar me Sean ‘P. Diddy’ Combs mes ndarjes së saj nga Ben Affleck.

Sipas Daily Mail, në një moment një fans e pyeti Lopez teksa ajo ishte në eventin e Unstoppable fundjavën e kaluar: “A keni ndonjë koment për Diddy dhe akuzat ndaj tij?”

Menjëherë, Jennifer – burri i parë i së cilës fajësoi Diddy-n për divorcin e tyre – pushoi së dhëni autografe dhe u largua me shpejtësi me shoqëruesit e saj, duke shmangur fansat. Disa bërtisnin pas saj, duke iu lutur yllit: “Mos u largo”.

Marrëdhënia e dyshes zgjati nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ishte veçanërisht publike. Ajo tregoi në atë kohë se ndarja e tyre ishte për shkak të preferencave të ndryshme në mënyrën se si ata donin të jetonin.

Diddy aktualisht po akuzohet se ka abuzuar, kërcënuar dhe detyruar gratë “për të përmbushur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin e tij dhe për të fshehur sjelljen e tij”, sipas aktakuzës prej 14 faqesh të lëshuar pas arrestimit të tij.

Ai është deklaruar i pafajshëm për akuza të ndryshme, duke përfshirë trafikim seksual me forcë, mashtrim ose detyrim dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion.

Reperi është goditur gjithashtu me disa padi civile që pretendojnë sulm seksual dhe përdhunim. Një padi e fundit pretendon se ish-majati drogoi dhe përdhunoi një vajzë 13-vjeçare me dy të famshëm të tjerë pas VMA-ve në 2000.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top