JLo ka adresuar së fundmi thashethemet në lidhje me problemet me Ben Afflek dhe gjithë “negativitetin” për të dhe marrëdhënien e saj.
Në faqen zyrtare në internet, “On theJLo” Lopez iu drejtua me një mesazh admiruesve të saj duke i falënderuar për vlerësimin dhe bujarinë në suksesin e radhës për Jennifer, atë si aktore në filmin “Atlas”. “Sapo mora një lajm të mrekullueshëm dhe gjithçka është realizuar falë jush. “Atlas” është përsëri në vend të parë në mbarë botën këtë javë! Faleminderit shumë të gjithëve!”
“Mund të duket sikur ka shumë negativitet në botë, por mos lejoni që zërat e disave të hedhin poshtë faktin se ka shumë dashuri atje jashtë,” vazhdoi ajo. “Faleminderit! Ju dua shumë të gjithëve.”
Sipas burimeve të fundit për “People”, Jennifer dhe Ben po jetojnë ende të ndarë, ajo në rezidencën në Beverly Hills dhe Affleck në një shtëpi me qira aty pranë. Jennifer anuloi edhe turneun e saj muzikor duke iu drejtuar fansave me një mesazh virtual.
Kujtojmë që thashethemet për një ndarje të mundshme të çiftit nisën kur këngëtarja u shfaq vetëm në eventin e madh të modës, Met Gala 2024 dhe më pas në daljen publike të festimeve për “Memorial Day”.