JLo po përballon divorcin poza seksi në rrjete sociale

Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez, duket se po e kapërcen dhimbjen e ndarjes së saj të dytë nga Ben Affleck, i cili momentalisht po gjen ngushëllim tek ish-bashkëshortja dhe 3 fëmijët e tij.

Ylli televiziv duket shumë në formë teksa ka postuar në Instagramin e saj disa poza seksi.

E veshur me një fustan të zi të gjatë dhe me kurrizin zbuluar, ajo ka shkrepur disa foto përpara se të dilte për një darkë. Në mbishkrimin që ka shoqëruar postimin ajo ka shkruar: “Beso në vetvete”.

Pak orë më vonë ajo bëri një tjetër postim ku e shohim me të njëjtin fustan duke gatuar: “Pjesa ime e preferuar pas një nate jashtë, është vakti i mesnatës”, ka shkruar ajo krahas fotove të saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top