JLo flet për anullimin e koncertit: Isha shumë e lënduar

Jennifer Lopez është ende duke u kërkuar falje fansave të saj pasi anuloi turneun e saj “This is Me… Live”.

Gjatë paraqitjes së saj të së enjtes mbrëma në “Graham Norton Show”, këngëtarja e “On the Floor” pranoi se qau për anulimin e turneut.

“Vendosa të pushoj dhe të jem në shtëpi me fëmijët dhe ishte gjëja më e mirë që mendoj se kam bërë ndonjëherë. Por dua t’u kërkoj falje fansave sepse e di që shumë prej tyre do vinin, “tha Lopez.

Më pas këngëtarja ndau një histori “prekëse” për një fanse që i tha se kishte blerë bileta për ta parë. Pasi i tha “Më vjen shumë keq” për vendimin e saj për të anuluar koncertin , fansja i tha: “Mos kërko falje. Ne të duam”, kujton ajo. “Fillova të qaja menjëherë”.

Fansja që pati ndërveprim me artisten u ndodh edhe në audiencë për regjistrimin e emisionit. Pasi e kuptoi, JLo u largua shpejt nga vendi i saj për të përqafuar fansen, duke nxitur brohoritje dhe duartrokitje nga turma.

“Unë hipa në makinë dhe qava. Sinqerisht. Është shumë e vështirë për mua të anuloj shfaqjet e mia. Nuk e kam bërë kurrë këtë më parë”, i tha këngëtarja fanses.

Lopez njoftoi anulimin e turneut të saj në maj, duke u thënë fansave të saj në një buletin se ajo ishte “plotësisht e mërzitur dhe e shkatërruar” për njoftimin.

“Ju lutem dijeni se nuk do ta bëja këtë nëse nuk do ta ndieja se ishte absolutisht e nevojshme,” vazhdoi ajo. “Ju premtoj se do ta kompensoj dhe do të jemi sërish bashkë. Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër…”

Në atë kohë, Jennifer u përfol se po përjetonte probleme në lidhje me bashkëshortin e saj tashmë të larguar, Ben Affleck. Këngëtarja zyrtarisht paraqiti kërkesën për divorc nga aktori i “Argo” në gusht.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top