Jennifer Lopez dhe e bija e saj, Emme Maribel Muñiz, e cila vetidentifikohet pa gjini, morën vëmendjen e të pranishmëve gjatë premierës së shfaqjes “Good Night, and Good Luck” në Broadway.
Të dy u shfaqen të veshura me elegancë, ku Jennifer kishte zgjedhur një fustan të zi, ndërsa Emme vuri në pah stilin e saj unik me kostum të zi dhe kravatë klasike.
Ky moment theksoi edhe njëherë mbështetje të fortë nga Lopez për identitetin gjinor të fëmijës së saj, që është deklaruar pa gjini dhe përdor përemrat “they/them”.
Performanca e Emme-s në Super Bowl 2020 dhe mbështetjeja e vazhdueshme nga Lopez kanë nxitur reagime pozitive nga ndjekësit e tyre, por jo edhe nga publiku i gjerë amerikan që nuk mbështetë kryesisht këto pretendime të transformimit të gjinive.