Jo, Big Sean dhe Jhené Aiko nuk janë fejuar.
Pasi këngëtarja e “Sativa”, u pa me një unazë gjatë një nate me partnerin prej shumë kohësh, ajo bëri një postim të rrallë për lidhjen e tyre për të mbyllur thashethemet e fejesës.
“Kjo unazë është nga stilisti im”, iu përgjigj Aiko videos, në të cilën ajo shfaqte unazën e madhe teksa pozonte për foto ndërsa Big Sean ecte pas saj. “Unë i mora vetes diçka të bukur për dorën time të djathtë ,” shtoi ajo.
Ndërsa u shfaq në podkastin e Charlamange Tha God’s Out of Context në gusht, prezantuesi e pyeti reperin “All Me” pse ai dhe Aiko nuk u martuan – ose nëse e kishin bërë”.
“Jo, jo, nuk ka pasur një martesë sekrete ,” u përgjigj Big Sean duke qeshur. “Është pak personale, e dini se çfarë dua të them?” vazhdoi ai. “Por dua të jem i vërtetë me ty, kemi pasur ulje-ngritjet tona. Dhe unë mendoj se jemi ende duke gjetur navigimin e duhur në marrëdhënien tonë.”
Ai vazhdoi, “Nuk më pëlqen të flas shumë për romancën tonë në publik. Por ka ende shumë punë dhe gjëra që duhen rregulluar.”