Jetonte në stacionin e trenit/ Elton Ilirjani ndan momentet prekëse me Parashqevin

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku. Ai ka ndarë pamje nga darka që ka kaluar dje nën shoqërinë e këngëtares shqiptare.

Në një intervistë për TCH, bizesmeni zbuloi detaje nga momenti i takimit, çfarë bisedoi dhe cfarë do të ndodhë me këngëtaren e njohur shqiptare. Ilirjani zbuloi se Simaku do të qëndrojë në dhomën e hotelit për tre javë dhe më pas do vendoset se çfarë do të bëhet me këngëtaren.

“Parashqevia ka qenë në rrugët e New York dhe nuk e dija që ajo rrinte në stacion. Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. E arritëm ta marrim, ta çonim në një hotel. Jam shumë i emocionuar,”-u shpreh Ilirjani.

Ai ndau në rrjetet sociale dhe një moment kur i ulet në gjunjë këngëtares, e cila në pamjet e publikuara duket e kuruar.

“Ajo është shumë mirë, shumë e lumtur dhe ka për të shkëlqyer gjithmonë. Iu ula në gjunjë për të gjithë shqiptarët. Një djalë nga Prishtina na bëri videon. Nuk ecnim dot, shqiptarë me lot në sy na ndalonin,’-shkruan Ilirjani.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top