Jessica Alba në një romancë të re dashurie

Jessica Alba duket se e ka lënë pas marrëdhënien me Cash Warren.

Bashkë-themeluesja e The Honest Company — e cila u nda nga bashkëshorti i saj— u pa duke kaluar kohë me një burrë misterioz në Regents Park të Londrës gjatë fundjavës.

Në fotot e publikuara fillimisht nga The Sun, Alba ishte veshur me një xhaketë të zezë dhe kapele, për t’u maskuar gjatë shëtitjes së saj të dielën. Në një moment, ajo i kapi dorën burrit nga pas ndërsa ata ecnin.

Sipas një dëshmitari okular, dyshja dukej shumë e afërt dhe intime. “Ata po përqafoheshin dhe kapeshin për dore ndërsa ecën nëpër park,” tha burimi për The Sun. “Ata morën me qira disa karrige plazhi dhe u panë duke u puthur. Dukej si një marrëdhënie e re.”

Aktorja 44-vjeçare dhe Warren, 46 vjeç, u ndanë në janar pas gati 17 vitesh martesë. Alba e konfirmoi ndarjen përmes një deklarate në Instagram më 16 janar.

“Kam qenë në një udhëtim vetë-zhvillimi dhe transformimi për vite – si individ dhe si partnere e Cash,” shkroi ajo.

“Jam krenare për mënyrën se si jemi rritur në martesën tonë gjatë këtyre 20 viteve dhe tani është koha që të fillojmë një kapitull të ri zhvillimi si individë.”

Ajo theksoi se ata po ecin përpara “me dashuri, mirësi dhe respekt për njëri-tjetrin” dhe se fëmijët e tyre mbeten prioriteti kryesor.

Çifti ka tre fëmijë: Honor, 16 vjeç, Haven, 13, dhe Hayes, 7.

Në shkurt, Alba paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc, duke përmendur “mospajtime të pakapërcyeshme” si shkak për ndarjen.

Në prill, ajo kaloi pushimet me fëmijët, ndërsa për Pashkë u bashkua me Warren për të festuar si familje.

Jessica dhe Cash u njohën në vitin 2004 në xhirimet e “Fantastic Four” dhe u martuan në një ceremoni private në Beverly Hills në maj 2008.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top