Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë, mes tyre një i RENEAS-s dhe një civili, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet e Elbasanit dhe Korçës.
Sipas AMP, caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku rezultoi se të akuzuarit. duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive. Mësohet se gjatë veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.