Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e bashkisë së Himarës, Blerina Bala

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë sot dorëheqjen, pak javë pasi kishte marrë detyrën. Në një komunikim vetë Bala ka sqaruar se vendimin e ka marrë për arsye personale.

“Sidoqoftë, për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që m’u besua dhe nga Këshilli Bashkiak i Himarës”, thuhet në dorëheqjen e paraqitur prej saj.

Bala do të drejtonte bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja. Ajo mori detyrën pasi Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars për shpërdorim detyre. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top