Jep dorëheqjen edhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi

Pas kryebashkiakut të Matit, Agron Malajt, edhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion, pasi pritet të garojë si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës. Burime të besueshme bëjnë me dije se pritet të renditet i dyti në listën e Partisë Socialiste.

Peçi bëhet i dyti kryebashkiak socialist që ndërmerr këtë veprim pas Agron Malajt, i cili po ashtu dha dorëheqjen nga pozicioni i kryebashkiakut në Mat.

Dorëheqja e Peçit do të shqyrtohet zyrtarisht nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të vendoset edhe për drejtimin e përkohshëm të bashkisë.

Sipas informacioneve, një nga nënkryetarët do të marrë drejtimin e institucionit deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top