Gjatë një interviste në emisionin “Today Show”, Jennifer Lopez reagoi ndaj një pyetjeje të papritur nga moderatori Craig Melvin, i cili përmendi divorcin e saj me Ben Affleck ndërsa diskutonin për filmin e saj të ri, “Kiss of the Spider Woman.”
“Gjatë xhirimit të filmit, divorci me Ben u finalizua gjithashtu ,” — tha Melvin, 46 vjeç, duke e lidhur procesin e ndarjes me prodhimin e filmit.
“Ja filloi !”Shiheni këtë!” — reagoi Lopez me një buzëqeshje ironike, duke shprehur pakënaqësinë për pyetjen.
Melvin u përpoq të shpjegonte se e përmendi çështjen vetëm sepse Affleck ishte producent ekzekutiv i filmit, duke pasur një rol të rëndësishëm në realizimin e tij.
Lopez, 56 vjeç, pas një momenti të sikletshëm, u tregua e qetë dhe e pranoi kontributin e ish-bashkëshortit:
“Nëse nuk do të ishte Ben, ky film nuk do të ishte realizuar. Dhe këtë meritë do t’ia jap gjithmonë,” — tha ajo.
“Po, ndodhin gjëra në jetë dhe duhet të ecësh përpara.”
Ajo pranoi se filmi ishte një formë shpëtimi emocional, në një periudhë kur po kalonte vështirësi personale:
“Është interesante, sepse filmi flet për arratisjen përmes artit, për mënyrën se si arti na shpëton në momentet më të vështira të jetës,” — shtoi Lopez. “Ky projekt më ndihmoi të mbijetoj në një moment të vështirë të jetës sime.”
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u ribashkuan në vitin 2021, shumë vite pas ndarjes së tyre të parë në 2004. Çifti u martua në vitin 2022, por martesa përfundoi në heshtje në fillim të 2024-ës, me divorcin që u finalizua në shkurt 2025.
Pavarësisht ndarjes, dyshja bashkëpunoi në realizimin e filmit “Kiss of the Spider Woman,” i cili u mirëprit në premierën e tij në Nju Jork, më 6 tetor 2025.
Edhe Ben Affleck ka folur publikisht me respekt për ish-bashkëshorten:
“Jennifer është një person i jashtëzakonshëm, me integritet, që e dua dhe e vlerësoj shumë,” — tha ai në prill.
“Ka qenë fantastike me fëmijët e mi dhe kemi një marrëdhënie të mirë.”
Affleck ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner: Violet, 19 vjeç, Seraphina, 16 dhe Samuel, 13. Ndërsa Lopez ka binjakët Emme dhe Max, 17 vjeç, me ish-bashkëshortin Marc Anthony.