Jennifer Lopez reagon mbi thashethemet e ndarjes nga Rodriguez

Jennifer Lopez iu përgjigj me humor pyetjes për thashethemet që lidhen me ndarjen e saj nga Alex Rodriguez, pas dyshimeve se ai kishte shkëmbyer mesazhe me Madison LeCroy.

Në emisionin “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, Lopez u pyet drejtpërdrejt në lojën “Plead The Fifth” nëse kishte të bënte me ndarjen e tyre fakti që Alex i kishte dërguar mesazhe Madisonit. Ajo u përgjigj me një buzëqeshje dhe tha: “Nuk kam më asgjë për të thënë për jetën time private. Mendoj se e kam mbyllur me këtë.”

Lidhja mes Lopez dhe Rodriguez nisi në vitin 2017 dhe ata u fejuan në mars 2019, por planifikimi i dasmës u shty për shkak të pandemisë COVID-19. Në vitin 2021, dolën në dritë zërat se Alex kishte dërguar mesazhe private Madison LeCroy, gjë që çoi në përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Madison vetë pranoi se kishte komunikuar me një lojtar bejsbolli përmes Instagramit, por mohoi çdo lidhje të mëtejshme. Një burim pranë çiftit u shpreh për mediat:

“Skandali me Madison LeCroy ishte arsyeja kryesore që ata u ndanë. Probleme të tjera kishin ekzistuar më parë, por Jennifer u ndje shumë e turpëruar nga kjo situatë.”

Pas ndarjes nga Rodriguez, Lopez rifilloi romancën me Ben Affleck, me të cilin u martua në 2022, por çifti u ndanë pas dy vitesh.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top