Jennifer Lopez flet për Inteligjencën Artificiale: E frikshme

Jennifer Lopez ka folur për inteligjencën artificiale gjatë një interviste për premierën e filmit “Atlas”.

Artistja hpjegoi se “Atlas” është një film që mund të shpjegojë se sa dobiprurës, por në të njëjtën kohë edhe sa shkatërruese mund të bëhet Inteligjenca Artificiale.

“Unë mendoj se ky film do të bëjë një punë të mirë për të treguar se si AI mund të bëhet shumë më keq, por edhe se si mund të funksionojë siç duhet ,” u shpreh Lopez.

Më pas shpjegoi se ajo vetë i frikësohet Inteligjencës Artificiale, pasi ka parë fotot e saj me AI që duken me rrudha duke u përdorur për kompanitë për të promovuar produktet e tyre. “Është vërtet e frikshme. Menjëherë na vodhën fytyrat. Pra, po, AI është i frikshëm ,” shpjegoi këngëtarja..

Këngëtarja shtoi: “Megjithatë mendoj se ne duhet të respektojmë Inteligjencën Artificiale. Ne duhet të jemi të hapur për të gjitha mundësitë. Këto filma që flasin për Inteligjencën Artificiale – veçanërisht Atlas – bëjnë një punë vërtet të mirë për të treguar të dyja palët.”

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top