Jennifer Lopez: Ben Affleck, arsyeja e rikthimit tim në muzikë

Jennifer Lopez ka folur për albumin e saj të fundit dhe përvojën unike kinematografike muzikore, This Is Me… Now: A Love Story.

Këngëtarja e njohur kohët e fundit u ul me Denny Directo të ET dhe u tregua e sinqertë dhe e hapur se kurrë me muzikën e saj të re.

“Gjysmën e kohës, po mendoja, “Kjo është e mahnitshme! Jam shumë e emocionuar që po e bëj këtë!” Por kishte dhe momente që thoja : “Pse po e bën këtë? Je kaq e çmendur”, tregoniLopez. “Por unë mendoj se kjo është ajo që do të thotë të jesh artist, e di, duhet ta bësh. Ky është ndryshimi midis të qenit artist dhe të mos jesh artist, sa i cenueshëm mund të bëhesh.”

Për Lopez, gjetja e dashurisë edhe një herë me bashkëshortin Ben Affleck ishte një burim kryesor frymëzimi për këtë album të ri romantik dhe e shtyu atë të dëshironte të kapte këtë moment në kohë përmes muzikës.

“Kur Beni dhe unë u rikthyem bashkë, ishte njëlloj si: “Dua të bëj sërish muzikë, dua të kthehem në studio”, tha ajo. “Isha shumë, shumë e frymëzuar”.

Lopez dhe Affleck u takuan për herë të parë në vitin 2002 dhe u fejuan pak më vonë. Po atë vit, Lopez publikoi albumin e saj të tretë në studio, This Is Me… Then. Romanca e tyre pushtoi botën, por pas një kontrolli të vazhdueshëm mediatik, dyshja u ndanë në janar 2004. Gati dy dekada më vonë, çifti u rilidh. Ata u martuan ë vitin 2022.

Albumi i ri i Lopez, This Is Me… Nowdel më 16 shkurt, ndërsa eksperienca shoqëruese kinematografike, This Is Me… Now: A Love Story, do të shfaqet premierë në të njëjtën ditë ekskluzivisht në Prime Video.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top