Jennifer Aniston flet për herë të parë për romancën me Jim Curtis

Jennifer Aniston ka hapur zemrën për jetën e saj private në një intervistë të re për Elle, ku foli për lidhjen me partnerin e saj, Jim Curtis.

Aktorja e “The Morning Show” u shpreh me superlativa për të dashurin: “Hipnotizmi është vetëm një nga gjërat që ai bën. Ai është jashtëzakonisht i veçantë, shumë normal, i sjellshëm dhe i përkushtuar të ndihmojë njerëzve të shërohen dhe të gjejnë qartësi.”

Pak ditë para intervistës, Aniston e bëri lidhjen zyrtare në Instagram, duke uruar 50-vjetorin e Curtis me një foto bardh-e-zi ku çifti shihet të përqafuar. “Gëzuar ditëlindjen, i dashur. I çmuar”, shkroi ajo.

Fansat reaguan menjëherë me urime, duke e mbështetur romancën e re të aktores, e cila prej muajit korrik është parë shpesh në publik me Curtis-in – fillimisht gjatë një udhëtimi në Mallorca së bashku me Jason Bateman dhe gruan e tij, Amanda Anka.

Sipas burimeve për People, miqtë e Aniston “e adhurojnë” Curtis-in, ndërsa vetë Jennifer “e dashuron energjinë e tij të qetë dhe të sigurt”, duke shtuar se kjo lidhje “ndjehet ndryshe nga ish-partnerët”.

Në një Q&A në Instagram, ai u dha ndjekësve një mesazh motivues:
“Dashurojeni veten dhe kuptoni se jeni në moshën perfekte. Hapuni ndaj dashurisë, buzëqeshni, lidheni me njerëzit dhe, mbi të gjitha, duajeni veten – sepse atëherë tërhiqni më shumë dashuri.”

Përveç romancës së re, Aniston ka zgjedhur së fundmi të jetë e sinqertë edhe për betejën e saj shumëvjeçare me fertilitetin. Në podcastin “Armchair Expert”, ajo sqaroi se nuk dëshironte të adoptonte, sepse “donte fëmijën e saj biologjik”.

Aktorja rrëfeu se ka kaluar vite të tëra me trajtime IVF, çajikinez dhe çdo metodë tjetër të mundshme, ndërsa theksoi se spekulimet mediatike rreth shtatzënisë së saj kanë qenë “jashtëzakonisht të dhimbshme”.

“Do të kisha dashur që dikush t’më thoshte: ‘Ngrij vezët’. Nuk e mendon. Por ja ku jam sot – ajo mundësi ka kaluar.”

Aniston ka qenë e martuar me Brad Pitt (2000–2005) dhe më pas me Justin Theroux (2015–2018).

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top