Jennifer Aniston ka zbuluar në një intervistë të re për Vanity Fair se ajo dhe shoqja e saj, Gwyneth Paltrow, ende flasin për ish-të dashurin e përbashkët, Brad Pitt.
“Ironikisht, kam qenë në festën e fejesës së saj me Brad,” tregoi aktorja e “Friends” në intervistën e publikuar këtë të hënë.
Kur u pyet nëse ajo dhe themeluesja e Goop flasin ndonjëherë për lidhjet e tyre me aktorin e “Fight Club”, Aniston u përgjigj: “Sigurisht që po. Si mund të mos flasim? Jemi vajza.”
Aniston dhe Paltrow janë njohur dekada më parë, kur David Schwimmer, kolegu i Aniston nga “Friends”, po xhironte filmin “The Pallbearer” me Paltrow.
Përveç kujtimeve romantike, dyshja ndajnë edhe këshilla për mirëqenien. “Gjithmonë shkëmbejmë këshilla – ‘Çfarë po bën për këtë? A ke ndonjë mjek të ri për këtë?’” tha Aniston.
Pitt, tani 61 vjeç, u njoh me Paltrow në vitin 1995 gjatë xhirimeve të filmit “Se7en”. Në fjalimin e tij në Golden Globes në 1996, ai e quajti aktoren “dashuria e jetës së tij”, dhe të njëjtin vit i propozoi asaj për martesë. Megjithatë, ata u ndanë në qershor të 1997-ës, por kanë mbetur miq.
Më pas, Pitt filloi një lidhje me Jennifer në vitin 1998. Ata u fejua në vitin 1999 dhe u martuan në një ceremoni luksoze në Malibu në korrik të vitit 2000. Çifti tronditi fansat kur njoftuan ndarjen e tyre në janar 2005, pas shtatë vitesh së bashku.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë: “Kjo nuk është për shkak të spekulimeve që qarkullojnë në media. Kjo është një vendim i marrë me shumë mendim dhe respekt të ndërsjellë.” Divorci i tyre u finalizua në tetor të po atij viti.
Në një intervistë të vitit 2021 në emisionin e Howard Stern, Aniston konfirmoi se ajo dhe Pitt janë tani “miq” dhe “shokë të mirë”.
Aktualisht, Pitt është në një lidhje me Ines De Ramon, ndërsa Aniston është parë kohët e fundit me hipnotistin Jim Curtis. Nga ana tjetër, Paltrow është e martuar me Brad Falchuk që nga viti 2018 dhe ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Chris Martin – Apple dhe Moses.