Javier Bardem rrëfen depresionin gjatë xhirimeve të filmit

Javier Bardem ka zbuluar në një intervistë për The New York Times se ka kaluar një periudhë të errët gjatë xhirimeve të filmit të famshëm “No Country for Old Men”, për të cilin më vonë fitoi edhe çmimin Oscar.

Ai rrëfeu se ishte në depresion pas përfundimit të një lidhjeje të gjatë dhe ndihej i shkëputur nga gëzimi i jetës:

“Nuk mendova kurrë gjëra të errëta, por isha shumë i trishtuar. M’u desh kohë të dilja prej kësaj gjendjeje.”

Bardem pranon se një ndihmë e madhe për të në atë kohë ishte aktori dhe bashkëpunëtori i tij në film, Josh Brolin:

“Josh më hapte dritaret – fjalë për fjalë – sepse unë jetoja në një shtëpi të errët. Ai më merrte për një shëtitje dhe unë nisa të ndjej se kishte gëzim. Se jam me fat që jam gjallë.”

Pasi përfunduan xhirimet, aktori thotë se ishte një njeri ndryshe. Megjithatë, kujton se xhirimet në disa qytete të Teksasit nuk ishin të lehta: “Ndjeva disa shikime dhe sjellje që nuk ishin aspak të këndshme. Ndihesha i vetëdijshëm për veten time në një mënyrë që nuk e kisha përjetuar më parë në Nju Jork apo Los Anxhelos.”

Në të njëjtën intervistë, që vjen në kuadër të promovimit të filmit të tij të ri “F1”, Bardem flet edhe për jetën familjare dhe martesën me aktoren Penélope Cruz.

Ai tregon se Cruz ka vuajtur nga depresioni pas lindjes, një përvojë të cilën fillimisht ajo e kishte të vështirë ta shprehte:

“Unë nuk arrija të kuptoja përmasat e asaj që po kalonte. Por më vonë i kuptova,” – thotë Bardem, duke shtuar me admirim: “Tani ajo është më mirë, por 14 vite më parë ajo pyeste veten: ‘A është në rregull të ndaj këtë me bashkëshortin tim? A është në rregull të ndihesh kështu kur pritet të ndihesh ndryshe?’”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top