Java e fundit e fushatës, Euro në pikiatë

Euro është zhvlerësuar ndjeshëm, këtë javë, duke arritur nivelet më të ulët në vitin 2025 kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane po këmbëhet 98 lekë dhe në raport me javën e kaluar ka humbur 0.5 pikë.

Ekspertët thonë se ka dy arsye, për të cilën është e vështirë të gjesh se kush ndikon më shumë ndër to.

Së pari është fluksi i pushueseve, i cili në fundjavë ishte i lartë, pas rritjes së shpejtë të temperaturave, dhe së dyti janë zgjedhjet, për të cilat historikisht në javën e fundit të fushatës, është parë zhvlerësim i shpejtë i monedhës europiane.

Në të dy rastet, edhe shpenzimi turistik dhe përdorimi i parave në fushatë e reflekton luhatjen në kurs.

Paralelisht, Leku është forcuar edhe ndaj valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan ka zbritur në nivelin e 86.6 lekëve ndërsa paundi britanik vlen 115 lekë.

Duke parë prirjen e kursit, një rënie e mëtejshme e Euros në muajt e ardhshëm do të jetë e vështirë të shmanget, pa ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë. /Euronews Albania

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top