Jason Sudeikis flet hapur për fundin e lidhjes me Olivia Wilde

Aktori Jason Sudeikis ka reflektuar mbi ndarjen nga ish-partnerja e tij, aktorja dhe regjisorja Olivia Wilde, duke pranuar se një nga gjërat që do të kishte bërë ndryshe në lidhjen e tyre ishte komunikimi.

Gjatë një interviste në podcastin “Talk Easy with Sam Fragoso”, aktoti i serialit “Ted Lasso” u shpreh se duhej t’i kishte shprehur më hapur ndjenjat e tij dhe mënyrën se si situatat e ndryshme e bënin të ndihej.

“Është thjesht çështje komunikimi. Mund të kisha komunikuar më mirë për mënyrën se si ndihesha dhe se si më bënin të ndihesha gjërat”, u shpreh aktori.

Sudeikis theksoi gjithashtu se ndjenjat e pashprehura nuk zhduken vetvetiu dhe se është e padrejtë të presësh që personi tjetër të kuptojë gjithçka pa ia thënë.

Sipas tij, kjo vlen jo vetëm për marrëdhëniet romantike, por edhe për raportet profesionale. Për aktorin, të mësosh të komunikosh më qartë dhe më shpejt është një nga gjërat e rëndësishme që kupton me kalimin e kohës.

I pyetur nëse sot e kupton më mirë fundin e lidhjes së tij me Wilde, Sudeikis foli edhe për kohën që nevojitet për të përpunuar një ndarje.

Aktori iu referua idesë se kapërcimi i një historie dashurie mund të kërkojë një periudhë të gjatë, duke shtuar se përvoja e ndihmon njeriun të kuptojë më mirë edhe vështirësitë që kalojnë të tjerët.

Pavarësisht ndarjes, ai foli me vlerësim për ish-partneren, duke lavdëruar aftësitë e saj profesionale dhe duke i uruar suksese në karrierë.

Jason Sudeikis dhe Olivia Wilde nisën lidhjen në vitin 2011 dhe u fejuan në vitin 2013. Çifti, i cili nuk u martua, ka dy fëmijë së bashku, djalin Otis dhe vajzën Daisy.

Ata u ndanë në vitin 2020, pas gati nëntë vitesh lidhje, dhe që prej asaj kohe kanë vazhduar të bashkëprindërojnë fëmijët e tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top