Jasir Asani shënon super gol për Gwangju, i pari këtë sezon

Jasir Asani i është kthyer përsëri golave dhe si zakonisht ata janë spektakolarë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhuruar me golin e tij sot fitoren skuadrës së Guangju në kampionatin e Koresë së Jugut.

Futbollisti shqiptar, i kthyer tashmë mes titullarëve dhe i aktivizuar rregullisht në radhët e skuadrës koreane, ka shënuar në minutën e 70 të ndeshjes në transfertë ndaj Jeonbuk, duke i dhënë ekipit një avantazh që më pas skuadra e ruajti deri në vërshëllimën përfundimtar për të marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0.

 

Ky ishte goli i parë për sezonin i Asanit dhe ai e festoi si zakonisht me shqiponjë, para tifozëve të ekipit të tij, për të cilët sulmuesi shqiptar është kthyer në një idhull, edhe pse ka kontribuar pak në vitin e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin për kontratën e tij.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top