Jashari flet për rrënjët shqiptare në Milan: Unë e Xhaka jemi rritur me flakë brenda nesh

 

Në konferencë për shtyp, kumanovari Ardon Jashari ka folur për rrënjët e tij shqiptare dhe ka lidhur gjithashtu edhe Granit Xhakën në këtë mes.

Jashari ka komentuar edhe Granit Xhakën si lojtar, duke thënë se shqiptarët rriten në atë mënyrë, me dëshirë për të fituar gjithçka.

“Mendoj që Granit Xhaka ka një karrierë të madhe prapa tij dhe ende është një lojtar i mrekullueshëm dhe po kam mësuar shumë për të. Atë që kemi të përbashkët janë prejardhja dhe rrënjët tona shqiptare. Jemi rritur ashtu, me atë fuqi brenda nesh, me atë flakë që duam të fitojmë gjithçka që është e mundur”, tha ai.

“Nuk ka lidhje nëse është ndeshje e futbollit apo diçka tjetër. Mendoj se e kemi atë në zemrat tona, në trupin tonë, që kur jemi në fushë, duam ta fitojmë atë lojë. Dhe këtë dua t’ia japë ekipit”, tha Jashari, përcjell rtv21.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top