Japonia ka shfuqizuar barazimin si rezultat. J1 League, pra divizioni më i lartë i futbollit japonez, ka vendosur të festojë njëqindvjetorin e kampionatit duke përcaktuar se ndeshjet që do të mbyllen në barazim pas 90 minutave të rregullta do të vazhdojnë me goditje nga pika e bardhë. Pra, më shumë spektakël dhe më shumë dëshirë për të luajtur në mënyrë sulmuese. Por fitorja nga njëmbëdhjetëmetërshi do të vlejë “vetëm” dy pikë dhe kush humbet nga penalltitë gjithsesi do të marrë një pikë.
Rregulli i ri vlen vetëm për J League 20026
Rregulli i ri zyrtarisht do të vlejë vetëm për këtë sezon, që do të jetë i shkurtër. Sepse federata ka vendosur të përshtatet me kalendarin europian. Pra, jo më kampionat që mbyllet brenda vitit kalendarik, por nga gushti do të nisë kampionati 2026-2027. Ky do të jetë një mini-kampionati, që do të përfundojë në qershor, praktikisht para Botërorit.
Të shtunën e kaluar FC Tokyo dhe Kashima Antlers barazuan 1-1, më pas skuadra e Tokios fitoi 5-4 në goditjet e penalltive duke marrë kështu dy pikë. Në Japoni nuk përjashtohet megjithatë zgjatja e rregullit edhe për sezonin e ardhshëm; kështu do të ndodhë nëse do të ketë më shumë spektakël. Pra, nëse ideja do të rezultojë fituese, mund të konfirmohet. Dhe kush e di nëse ideja për J League 100 Years nuk do të adoptohet në të ardhmen edhe nga kampionate të tjera futbolli, ndoshta edhe europiane.
Tem fibra o menino Ryunosuke Sato. Última penalidade do FC Tokyo, contra o goleiro atual MVP da liga e com o técnico que pode levá-lo para a Copa do Mundo assistindo nas tribunas.
E ele fez. Tokyo começa a campanha derrubando o campeão Kashima Antlers.pic.twitter.com/spIAq5BFhe
— Tiago Bontempo (@GunnerTNB) February 7, 2026
J League në 2026 do të luhet në pesë muaj
Ky edicion i kampionatit japonez gjithsesi është i veçantë: do të shohë sezonin e rregullt deri në maj, me skuadrat e ndara (si në sportet amerikane) në dy konferenca gjeografike, më pas play-off-et para finales, e cila do të mbahet në muajin qershor, me lojtarët më të mirë gjithsesi të angazhuar me kombëtaren japoneze, që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për herë të tetë radhazi.