Jamie Lee Curtis fiton cmimin ‘aktorja më e mirë’ në Oscars 2023

Jamie Lee Curtis fitoi Oscarin e saj të parë për aktoren më të mirë në rol dytësor . Kategoria përfshinte gjithashtu të nominuarit Angela Bassett (Black Panther: Wakanda Forever), Hong Chau (The Whale). Kerry Condon (The Banshees of Inisherin) dhe Stephanie Hsu. Pasi pranoi çmimin nga prezantuesit Ariana DeBose dhe Troy Kotsur, Curtis i tha audiencës në Teatrin Dolby të Los Anxhelosit se “duket sikur po qëndroj këtu vetëm, por nuk jam. Unë jam meqindra njerëz.”

“Ne sapo fituam një Oscar,” u shpreh aktorja  ndërsa bërtiste emrat e anëtarëve të ndryshëm të ekuipazhit, agjentëve të saj dhe bashkëshortit, Christopher Guest dhe dy vajzat e tyre, Annie dhe Ruby. “Për të gjithë njerëzit që kanë mbështetur filmat e zhanrit që kam bërë gjatë gjithë këtyre viteve, mijëra e qindra mijëra njerëz, sapo fituam një Oscar së bashku!” Curtis vazhdoi. “Dhe nëna ime dhe babai im ishin të dy të nominuar për Oscars në kategori të ndryshme,” shtoi aktorja e Halloween, duke thirrur prindërit e saj Janet Leigh dhe Tony Curtis.

Muajin e kaluar, Jamie i tha PEOPLE se ajo kishte në plan të sillte me vete artikuj të veçantë në shfaqjen e çmimeve për t’u dhënë kolegëve të saj të nominuar. “Shpesh më pëlqen t’u sjell të gjithë të nominuarve në kategorinë time një top të artë me shkëlqim, të cilin ua shpërndaj të gjithëve, në mënyrë që [nëse] humbisni nuk do të shkosh në shtëpi duarbosh, “tha ajo. “Kështu që unë kam një çantë të mbushur me gjëra të rrumbullakëta ari për të gjithë njerëzit e mi dhe të gjithë miqtë e mi që janë nominuar dhe nuk kisha menduar për veten time dhe tani e kam.”

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top