James Rodríguez u shtrua për tre ditë në spital pas miqësores së humbur nga Kolumbia 3-1 kundër Francës. Ylli i kombëtares kolumbiane kishte luajtur pa probleme kundër skuadrës së Didier Deschamps dhe asgjë nuk të bënte të mendoje për probleme fizike.
Megjithatë, Federata përmes një komunikate ka dashur të informojë për gjendjen e tij shëndetësore: “Pas kontaktit me një qendër mjekësore në shtetin e Minnesota-s, u mësua se lojtari është nën vëzhgim mjekësor për shkak të një problemi shëndetësor që nuk lidhet me aktivitetin sportiv. Një ditë pas ndeshjes kundër Francës, James shfaqi një dehidrim të rëndë që kërkoi shtrim në spital për 72 orët e fundit për arsye parandaluese dhe rikuperimi”.
Sqarimi i Federatës kolumbiane
Federata ka dashur të sqarojë një aspekt: “Është e rëndësishme të qartësohet se kjo situatë nuk lidhet me dëmtime muskulore apo skeletike dhe as me zhvillimin e aktivitetit të tij futbollistik. Fatmirësisht, raporti aktual mjekësor tregon një evolucion pozitiv dhe një përmirësim të vazhdueshëm. Stafi mjekësor i kombëtares kolumbiane mban komunikim të vazhdueshëm dhe të koordinuar me Minnesota United për të monitoruar me kujdes progresin e tij”.
: ́
https://t.co/DTXkRkwSoK pic.twitter.com/yYFMmp2pgb
— Selección Colombia (@FCFSeleccionCol) April 2, 2026
Pas një fillimi të shkëlqyer karriere te Monaco në sezonin 2013-2014, James Rodríguez bëri më pas hapin e madh duke kaluar te Real Madrid, përpara se të luante edhe për klube të tjera si Bayer Leverkusen, Bayern Munich dhe Everton. Shkurtin e kaluar ai iu bashkua Minnesota United, klub amerikan i MLS, për të nisur një etapë të re pas periudhës në Meksikë me León.
Pavarësisht një rënieje të dukshme në rendiment dhe kritikave të forta nga tifozët në Kolumbi, James Rodríguez mbetet një nga talentet e padiskutueshme të kombëtares kolumbiane, me të cilën ka regjistruar 124 ndeshje dhe 31 gola, duke qenë ende kapiteni i saj. Lojtari po bën gjithçka për t’u përgatitur që të marrë pjesë në Botërorin e tretë të karrierës verën e ardhshme, pas atyre të 2014 dhe 2018.