“Jam një Hilali”: Neymar prezantohet në Arabi, Al Khelaifi: “E vështirë t’i thuash lamtumirë”

“Unë jam këtu në Arabinë Saudite dhe jam një ‘Hilali’”. Pas njoftimeve për shtyp nga dy klubet, pikërisht me këtë postim social Neymar ka bërë të ditur se nga sot është zyrtarisht lojtar i Ligës Saudite. Mediat braziliane tani po spekulojnë se O Ney do të prezantohet nga klubi i tij i ri të premten ose të shtunën. Pikërisht në atë ditë kur O’Ney mund të dalë në fushë për disa minuta në ndeshjen e kampionatit që Al Hilal do të luajë në shtëpi kundër Al Fayha. Marrëveshja e brazilianit me klubin e tij të ri duhet të zgjasë dy vjet dhe futbollisti duhet të marrë në total 320 milionë euro që përfshijnë bonuse nënshkrimi, paga dhe angazhime të ndryshme me karakter komercial. Neymar do të jetë gjithashtu edhe imazh i vendit që do ta mirëpresë.

AL KHELAIFI: “E VËSHTIRË T’I THUASH LAMTUMIRË”
PSG ka dashur të kujtojë gjashtë sezonet e kaluara nga Neymar në kryeqytetin francez. E ka bërë përmes një postimi në ditën kur sulmuesi zyrtarizoi transferimin e tij te Al Hilal. “Është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë një lojtari të jashtëzakonshëm si Neymar. Ai është një nga më të mirët në botë”, ka thënë Nasser Al-Khelaifi, president dhe CEO i klubit parisien.

https://twitter.com/Alhilal_FC/status/1691487522596040710?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1691487522596040710%7Ctwgr%5Ebc515f28476887acf93065ac3c6c77211326ab94%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2023%2F08%2F15%2Fjam-nje-hilali-neymar-prezantohet-ne-arabi-al-khelaifi-i-dorezuar-e-veshtire-ti-thuash-lamtumire%2F

“Nuk do ta harroj kurrë ditën kur ai mbërriti në PSG. E çfarë ka sjellë në klubin dhe projektin tonë gjatë gjashtë viteve të fundit. Ne kemi pasur momente të shkëlqyera dhe ai do të jetë gjithmonë pjesë e historisë sonë. Dua ta falënderoj atë dhe familjen e tij. I urojmë Neymar më të mirën për të ardhmen dhe aventurën e tij të re”. Numri 10 brazilian largohet kështu nga PSG pas gjashtë vitesh. Neymar, në total, ka shënuar 118 gola e 77 asist në 173 prezenca në të gjitha kompeticionet.

https://twitter.com/PSG_inside/status/1691489052099325971?s=20

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top