Jacob Elordi dhe Kendall Jenner janë fotografuar sërish së bashku, këtë herë në një darkë në Montecito, Kaliforni, ku dyshja u pa në një takim të dyfishtë me një çift tjetër.
Sipas fotove të publikuara nga TMZ, çifti ka treguar afërsi gjatë gjithë mbrëmjes, me Jenner që është parë duke u treguar e përzemërt me aktorin, duke e përqafuar dhe duke luajtur me flokët e tij.


Burime pranë çiftit thanë se modelja 30-vjeçare ishte “shumë e afërt” me Elordi gjatë darkës, ndërsa aktori dukej i relaksuar dhe i buzëqeshur gjatë gjithë kohës.
Takimi është zhvilluar pranë fermës luksoze të Jenner në Kaliforni dhe përfundoi me dyshen që u larguan së bashku, me Elordi në timon.
Dyshja përflitet se janë në lidhje që nga muaji shkurt, pasi u panë për herë të parë në një festë pas “Coachella”-s, ku sipas dëshmitarëve ata ishin shumë të afërt. Sipas burimeve, lidhja e tyre ka nisur nga një miqësi e hershme dhe është përshpejtuar pas një udhëtimi të përbashkët në Hawaii, ku ata u panë duke kaluar shumë kohë së bashku.
Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, daljet e fundit po shtojnë gjithnjë e më shumë zërat se romanca e tyre po bëhet serioze.