Ja si e ndoqën finalen e Botërorit ata që blenë vendet prej një milion dollarësh

Botërori i sapopërfunduar nuk solli vetëm triumfin e Spanjës ndaj Argjentinës, por edhe një risi që shumë nuk ishin mësuar ta shihnin. Në rrjetet sociale u bënë virale pamjet e disa tifozëve që treguan vendet ultra-luksoze nga ku ndoqën finalen. Bëhet fjalë për vendet ekskluzive “On the Pitch”, të shitura nga On Location, partneri zyrtar i FIFA-s për paketat VIP të Botërorit 2026.

Pamjet tregojnë poltrona të mëdha blu, të projektuara për ata që duan ta ndjekin ndeshjen në stadium me komoditetin e një salloni shtëpie. FIFA kishte vendosur vetëm 12 vende të tilla, të pozicionuara buzë fushës në stadiumin “MetLife”. Ato konsiderohen vendet më të shtrenjta në botën e sportit, me një çmim prej 1 milion dollarësh për secilin vend. Përveç vendit pranë fushës, paketa përfshinte edhe kapele speciale për të mbrojtur spektatorët nga dielli.

Megjithatë, vendet prej një milion dollarësh nuk ishin më të shtrenjtët e finales. Ekzistonte edhe një paketë prej 4 milionë dollarësh, që ofronte gjashtë vende në rreshtin e parë, në qendër të fushës, me akses në fushë gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut dhe një sallon VIP ekskluziv. Edhe këto paketa u shitën të gjitha.

Për shumë njerëz, një luks i tillë nuk përputhej me atmosferën tradicionale të futbollit dhe me dëshirën për ta përjetuar ndeshjen pa formalitete. Megjithatë, pamjet tregojnë se ata që patën mundësinë të uleshin në këto vende gëzuan një pamje të jashtëzakonshme, buzë vijës së fushës, duke mos humbur asnjë çast të finales së Botërorit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top