Ja hedh valles Rita Ora e veshur kuq e zi, uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Sot Shqipëria feston 112 vjetorin e Pavarësisë dhe në këtë ditë historike urimet kanë qenë të shumta.

Një urim për këtë ditë të madhe për shqiptarët ka ardhur edhe nga ylli i muzikës me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Artistja me origjinë shqiptare ka postuar një video nga performanca e saj në Shqipëri, teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar ylli i muzikës krahas videos të postuar në “Instagram”, e cila menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top