Autoritetet izraelite kanë ndërprerë faljen e namazit të Fiter Bajramit në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor. Palestinezët u bënë thirrje të premten besimtarëve të mblidhen pranë Qytetit të Vjetër për të kryer lutjet sa më afër Al-Aksas për të shënuar fundin e muajit të agjërimit mysliman të Ramazanit.
Por policia izraelite ka përdorur shkopinj gome, granata zanore dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve që luteshin jashtë mureve të Qytetit të Vjetër në shenjë proteste kundër kufizimeve në Al-Aksa gjatë Ramazanit.