Izraeli paralajmëron 1.1 milion njerëz të largohen nga veriu i Gazës brenda 24 orëve

Ushtria izraelite i ka thënë OKB-së se të gjithë që jetojnë në veri të Wadi Gazës duhet të zhvendosen në jug të Gazës për 24 orët e ardhshme, thotë një zëdhënës i OKB-së.

OKB thotë se kjo thirrje u bëhet rreth 1.1 milion njerëzve, rreth gjysma e popullsisë së gjithë Rripit të Gazës. Zona e prekur përfshin qytetin e Gazës me popullsi të dendur.

Alarmi iu dha vetëm para mesnate.

Kombet e Bashkuara e konsiderojnë të pamundur që një lëvizje e tillë të ndodhë pa pasoja shkatërruese humanitare, tha OKB në një deklaratë.

Izraeli është duke u përgatitur për një ofensivë tokësore, duke mbledhur ushtarë, artileri të rëndë dhe tanke në kufirin e Gazës. Vendi ka nisur sulme ajrore në Gaza që nga e shtuna pas sulmit të befasishëm të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top