Izraeli kërkon dorëheqjen e sekretarit të përgjithshëm të OKB Guterres

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme izraelite deklaroi për BBC News se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteres duhet të japë dorëheqjen për komentet që ai bëri në një fjalim më herët të martën. Në fjalimin e tij duke pretenduar shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, Gutteres tha: “Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën në vakum. Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet”.

“Por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Dhe këto sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez, “tha ai. Duke folur për BBC Radio 4, The World Tonight, zëdhënësi I qeverisë së izraelit Lior Haiat tha se fjalimi i shefit të OKB-së përmbante vetëm “një minutë me fjalë boshe për mizoritë e terroristëve të Hamasit” dhe jepte “justifikim për terrorizmin”.

“Në vend që të qëndrojë me viktimat, ai fajëson viktimat për një mizori që ne nuk e kemi parë të tillë që nga Holokausti,” vazhdoi ai. “Në vend që të qëndrojë me një mesazh duke thënë “Kurrë më”, ai në fakt po u thotë terroristëve “Ju lejohet ta bëni këtë, ne e pranojmë terrorizmin tuaj brutal sepse fajin e ka Izraeli”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top