Trupat e gjashtë pengjeve u gjetën në Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite.
Një deklaratë nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tha se trupat e Yagaev Buchstab, Alexander Dansing, Avraham Munder, Yoram Metzger, Nadev Poplvel dhe Haim Perry u gjetën të hënën, më 19 prill, në zonën Khan Younis.
Operacioni i shpëtimit u krye nga IDF së bashku me Agjencinë e Sigurisë së Izraelit.
Në deklaratë thuhet se kthimi i 109 pengjeve të mbetura nga Gaza “mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje” dhe i bëri thirrje qeverisë izraelite që “të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të zbatuar plotësisht marrëveshjen që aktualisht është në tryezë”.