Izraeli dhe Siria fillojnë bisedimet për normalizim marrëdhëniesh, kërkesat janë të plotësueshme

Shteti hebre dhe Siria pa regjimin e Assadit janë duke tentuar të normalizojnë marrëdhëniet ndërshtetërore, në dritë të zhvillimeve të shumta në Lindjen e Mesme gjatë muajve të fundit.
Sipas gazetës së njohur The Times of Israel, Siria nën udhëheqjen e Ahmed al-Sharaa është shumë e interesuar që të vendosë raporte normale me Izraelin.

Kërkesa e kahmotshme e Sirisë që trupat izraelite të largohen nga Rrafshnaltat e Golanit, që dikur ishin pjesë e Sirisë, nuk është më problematike. Siria raportohet se nuk ka më pretendime në këtë zonë.

Më tej, gjithnjë sipas The Times of Israel, Siria kërkon vetëm njohjen e qeverisë së re siriane nga Izraeli, si dhe largimin e ushtrisë izraelite nga disa zona jugore në të cilat është vendosur që nga janari.

Po ashtu, Siria kërkon garanca të sigurisë në kufirin me Izraelin dhe po ashtu mbështetjen e SHBA-së në këtë proces të vendosjes së marrëdhënieve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top