Forcat Ajrore të Izraelit zbuluan pamje nga çka konsiderohet nga ushtarak izraelit si operacioni më i ndërlikuar dhe i guximshëm i forcave të tyre speciale, 120 prej të cilëve sulmuan dhe shkatërruan në shtator fabrikën nëntokësore iraniane të raketave thellë brenda Sirisë.
Operacioni kishte cak objektin nëntokësor ku prodhoheshin raketa precize për vasalët terroristë të Hezbollah në Liban, si dhe regjimin aleat të Assad në Siri.
Objekti i emëruar si “Strofka e thellë” ishte e groposur në një bjeshkë në qendrën e studimeve dhe hulumtimeve të regjimit të Assad, në rajonin Masyaf të Sirisë. Lokacioni është më shumë se 200 kilometra larg kufirit izraelit dhe 45 kilometra larg bregut perëndimor sirian.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se operacioni u krye me sukses nga forcat elite të marinës izraelite, njesiti ‘Shaldag’, me mbështetjen e njesitit special për kërkim-shpëtim Njësia 669. Trupat qëndruan në fushëbetejë mbi 2 orë e gjysmë, pa asnjë ushtar të lënduar.
Që prej se IDF u përqendrua në frontin verior ku shënjestroi terroristët e Hezbollah, Sirinë dhe vet Iranin, fuqia destabilizuese e regjimit teokratik xhihadist në Teheran ka pësuar rënie të konsiderueshme të ndikmit.
I gjithë kreu i Hezbollah dhe fuqia sulmuese është dërrmuar ndërsa regjimi i Assad ra dhe në fuqi është një koalicion i gjerë i grupeve paramilitare në Siri. Operacionet e përbashkëta me agjencitë civile dhe ushtarake të intelgjencës izraelite shihen si spektakulare në sferën ushtarake.
Gjatë kësaj lufte disa mujore betejat e operacionet e IDF ishin vlerësuar si të jashtëzakonshme, një përparim e përmirësim i dukshmëm në krahasim me betejat e zhvilluara në frontin jugor kundër vasalëve të tjerë islamistë terrorist
The Israeli Air Force reveals details and footage from one of its most daring and complex commando operations ever, in which 120 members of special forces units raided and destroyed an underground Iranian missile manufacturing plant deep in Syria in September.
The raid — dubbed… pic.twitter.com/gSJwMSOByQ
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) January 2, 2025
ë Hamas fillimisht.