Izolohet vatra e zjarrit në pyllin e Poliçanit

Vatra e zjarri në Poliçan është vënë nën kontroll paraditen e sotme dhe flakët nuk përbëjnë më rrezik për zonat e banuara. Pavarësisht kësaj zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po neutralizojnë vatrat e mbetura.

Zjarri nisi pasditen e djeshme në pyllin e Poliçanit, ku flakët shkrumbuan sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Flakët përfshinë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B, ndërsa iu afruan banesave dhe spitalit të qytetit.

Një ditë më parë u evakuuan të moshuarit e azilit dhe disa familje që ndodheshin në Plirezë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top