Iu refuzua leja për t’u betuar si kryebashkiak, sot mbahet seanca e ankimimit të Fredi Belerit

Ditën e sotme do të mbahet seancë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Kjo seancë do të mbahet për shqyrtimin e ankimit të Belerit kundër vendimit që i refuzoi atij lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.

Në seancën e kaluar në Apel ankimi dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Vënia në pranga erdhi pasi akuzohet se në momentin e arrestimit Beleri në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshi ishin duke blerë vota.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top