Iu mohua betimi si kryebashkiak i Himarës, reagojnë mediat greke

Mediat greke e kanë cilësuar burgimin e Fredi Belerit, si një plan të qeverisë Rama.

Ditën e djeshme, Belerit iu mohua betimi si kryetar i ri i Bashkisë Himarë, për shkak se ndodhet në burg, me akuzën për blerje votash.

“Ndërhyrja e Ramës ka qenë e dukshme dhe provokuese gjatë gjithë procesit, me praninë e tre anëtarëve të Partisë Socialiste që kanë ushtruar, deri në momentin e fundit, presion mbi Këshillin Bashkiak, për të votuar “të zgjedhurit” e tyre. Pavarësisht protestave të të mbledhurve për procedurën dhe sjelljen e deputetëve të Ramës, Partia Socialiste propozoi kryetarin e ri të Bordit të Administrimit”, ka shkruar Protothema.

Mesa duket, sipas Protothemës, Ministri i Ri i Jashtëm i Greqisë, do ta ketë prioritet çështjen ‘Beleri’.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top