Shorti i hidhur për tre skuadrat italianët që ende garojnë në çerekfinalet e Europa League. Goglat në Nyon i dhanë jetë euroderbit italian Milan-Roma. Ka shkuar edhe më keq për Atalantën e Berat Gjimshitit. Bergamaskët kanë gjetur përballë favoritin e madh për trofeun final, Liverpool.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Kushdo që kalon mes kuqezinjve dhe verdhekuqve do të përballet me fituesin e Bayer Leverskusen-West Ham. Një tjetër sfidë spektakolare, me anglezët që do të vizitojnë të parët shtëpinë e skuadrës së pamposhtur këtë sezon, të drejtuar nga Xabi Alonso. Në anën tjetër, nëse Hyjnesha kalon Reds, në gjysmëfinale do të gjejë fituesin e Benfica-Marseille. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në 11 prill, me kthimin të programuar më 18 prill.
SHORTI I EUROPA LEAGUE
Q1 – Milan-Roma
Q2 – Liverpool-Atalanta
Q3 – Bayer Leverkusen-West Ham
Q4 – Benfica-Marseille
https://twitter.com/EuropaLeague/status/1768611656953635054?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1768611656953635054%7Ctwgr%5E436461aa138e6bcafa4e6944fc4a9f7ff7b8b1e8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F03%2F15%2Fitalianet-mallkojne-shortin-e-europa-league-milan-gjen-romen-gjimshiti-perballe-liverpool%2F
ÇIFTET PËR NË GJYSMËFINALE
S1: Fituesja Q2- Fituesja Q4
S2: Fituesja Q1- Fituesja Q3
https://twitter.com/EuropaLeague/status/1768612492282888272?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1768612492282888272%7Ctwgr%5E436461aa138e6bcafa4e6944fc4a9f7ff7b8b1e8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F03%2F15%2Fitalianet-mallkojne-shortin-e-europa-league-milan-gjen-romen-gjimshiti-perballe-liverpool%2F
DATAT
Çerekfinale: 11 prill – 18 prill
Gjysmëfinalet: 2 maj – 9 maj
Finale: 22 maj
RRGULLORJA E SHORTIT TË EUROPA LEAGUE
Dy skuadra italiane u vendosën përballë nga goglat në Nyon, sepse rregullorja nuk e ndalon më. Nuk kishte kufizime në çerekfinalet e Europa League. Do të thotë se ishin të mundshme ndeshjet ndërmjet ekipeve nga i njëjti komb ose skuadra që ishin përplasur tashmë në fazën e grupeve.