Italia, Shqipëria dhe misioni kualifikim: rebusi i të tretave më të mira dhe rezultati ndaj Spanjës

Pozicioni nuk është saktësisht ai më i miri, megjithëse, duhet thënë, ka nga ata që janë padyshim më keq. Në çdo rast, në prag të ndeshjes që vlen një Europian, Italia mund të bëjë disa llogari për të provuar të paktën të kuptojë se sa e komplikuar mund të jetë rruga që të çon në 1/8, ashtu si edhe Shqipëria.

Ka vetëm një siguri, siç ishte tashmë para ndeshjes kundër Spanjës: me një barazim ndaj Kroacisë, të kaltrit do të kualifikohen matematikisht si vendi i dytë. Kjo sepse Shqipëria, edhe duke mposhtur kombëtaren e de la Fuente, mund ta arrijë më së shumti në kuotën e 4 pikëve, por do të mbetet prapa për shkak të ndeshjes direkte të humbur në debutim. Në rast të vendit të dytë, Italia do të gjente në 1/8 me të dytën në grupin A, ndaj sipas të gjitha gjasave Zvicra, duke qenë se diferenca e golave (-4) do ta penalizonte shumë Skocinë.

LLOGARITË E KUALIFIKIMIT
Në rast të një disfate ndaj kroatëve dhe një zbritje të mundshme në vendin e tretë (nuk është e sigurtë, sepse edhe Shqipëria mund t’i kalojë në këtë rast me një fitore ndaj Spanjës) çështja është shumë më komplekse. Italia mund ta mbyllë grupin në vendin e tretë me vetëm 3 pikë. Pikët, në këtë rast, mund të mjaftojnë për t’u kualifikuar si e tretë më e mirë, por kjo nuk është e sigurtë. Me një ndeshje për tu luajtur, kanë tashmë tre pikë, ashtu si Italia, Austria (që përballet me Holandën) si dhe Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Ukraina, të gjitha në Grupin E dhe për këtë arsye priten nga një përplasje e dyfishtë direkte.

Ndër të tjera duhet të shikohet me kujdes Skocia (një pikë, e luan kundër Hungarisë dhe mund të arrijnë 4), Danimarka, Sllovenia dhe Serbia (të cilët mund të arrijnë në kuotën 4, por njëri do të përfundonte si i dytë), Republika Çeke dhe Gjeorgjia. Këto dy të fundit, me një pikë dhe të pritur përkatësisht nga Turqia dhe Portugalia, i japin shpresë italianëve nëse mbeten me 3 pikë për të eliminuar të paktën një vend të tretë të mundshëm (4 nga 6 kualifikohen). Për tjetrën e përjashtuar, gara është ende shumë e hapur. Me pak fjalë, barazimi apo fitorja ndaj Kroacisë do t’i zgjaste jetën italianëve. Përndryshe do t’i duhej të mbanin gishtat të kryqëzuar dhe të shpresonin që Shqipëria të mos mposhtë Spanjën, që e ka siguruar vendin e parë.

SI VEND I TRETË…
Kuqezinjtë do të sfidoheshin me të dytën e Grupit A, me shumë mundësi Zvicrën, nëse renditen të dytët. Por nëse dalin të tretët, atëherë përballë do të jetë Portugalia ose e para e grupit të Rumanisë, Belgjikës, Sllovakisë dhe Ukrainës, të gjitha me nga tre pikë para ndeshjeve të fundit. Shpresa pastaj për të shkuar si e tretë më e mirë me dy pikë, në rast se Shqipëria barazon me Spanjën, është shumë e vogël dhe duhet një kombinim fantastik rezultatesh.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top