Italia rinis transferimin e emigrantëve në kampet në Shqipëri

Qeveria italiane nuk heq dorë nga projekti për transferimin e emigrantëve në Shqipëri. Pas një pezullimi prej më shumë se dy muajsh, operacioni rifillon sërish.

Anija e Marinës Cassiopeia është kthyer në aksion në Mesdheun qendror dhe është gati për të transportuar emigrantë në qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin, shkruajnë mediat italiane.

“Synimi është transferimi i azilkërkuesve në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen e arritur vitin e kaluar me Tiranën, pa pritur megjithatë opinionin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian, për të cilin disa gjykata kanë kërkuar së fundmi sqarime”, shkruajnë mediat italiane.

Për momentin, anija patrulluese Cassiopea ndodhet në brigjet e Lampedusa, gati për të marrë emigrantët për t’u transferuar në qendrat e Shëngjinit dhe Gjaderit. Në bordin e anijeve, operatorët e UNHCR-së do të monitorojnë respektimin e të drejtave të azilkërkuesve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top